ALSAAB GROUP
Kompania Alsaab Group me seli në Shkup operon në tregun e Republikës Maqedonisë Veriut dhe Europe me një përvojë 12 vjecare në prodhimin e konstruksioneve metalike , dyer dhe dritare PVC dhe alumini.
Kompani me traditë dhe profesionalizëm në dizajnim dhe prodhim të dritareve dhe dyerve për objekte banimi, komercijale dhe projekte të vecanta. Përkushtimi jonë maksimal ndaj shërbimit dhe prodhimit cilësor në përputhshmëri edhe me nivele të larta europiane na sjell krenari që nga themelimi në vitin 2009. Sot, zyra e projektimit me një portofol të zgjeruar dhe shumëllojshëm nga klient cilësor me të cilët bashkpunojmë paraqet treguesin themelor të shërbimeve dhe produkteve cilësore që ne ofrojmë.
Ne ofrojmë zgjidhje të reja teknike përmes prodhimit dhe ngritjes së strukturave prej çeliku me cilësi të lartë të cilat menaxhohen nga udhëheqës të kualifikuar dhe staf të specializuar. Motoja jonë është, - "Shërbime profesionale dhe të besueshme me një çmim konkurrues".
Ekipi ynë teknik dhe projektues asiston nga konceptimi deri në realizimin e çdo ideje të klientëve. Vazhdimisht investojmë në stafin tonë duke rritur aftesite profesionale të tyre përmes trajnimeve lidhur me sigurimin teknik dhe operimin me makineritë më të fundit në mënyrë që të sigurojme cilësi maksimale për klientët tanë.
Punimi i hekurit të certifikuar sipas ISO dhe MSA standardeve bëhet me makineri moderne europiane me kujdes të vecante në detaje.
Ngritja e strukturave tona dallon nga cilësia dhe shpejtesia sidomos kur punohet me afate të caktuara. Disponojme me te gjitha makinerite e fundit për formim, prerje dhe ngjtijen e metaleve.
Cilësia e larte e shërbimeve tona bazohet në përvojen shumëvjecare të stafit tonë profesional të specializuar në teknika moderne të punimit të hekurit në një hapësire prej 3200m² ku ne ofrojme gjithmonë zgjidhj e profesionale.
Alsaab Group posedon vizionin, idetë dhe përkushtimin që dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë t’i bëjë realitet.